Paraditen e sotme rreth orës 10:00, 53 vjeçari Ilir Lena, punonjës në një pikë grumbullimi në Divjakë është dëmtuar në punë dhe humbi jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spitalin e Lushnjës. 53 vjeçari, nga të dhënat e para ka qënë duke punuar për transportin e karrotave, kur është dëmtuar nga një makineri, në një subjekt të paketimit të produkteve.

Sipas bashkëpunëtorëve të tij ai kishte mbi 20 vjet që punonte në këtë pikë dhe ishte një nga punonjësit më të mirë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku po pyeten të gjithë personat që kanë dijeni apo që kanë qënë pranë në momentin e ngjarjes.

Kjo është hera e parë që një aksident i tillë ndodh në një pikë grumbullimi në Divjakë,ku janë rreth 18 pika grumbulluese e përpunuese të perimeve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”JR4ENiSSZ3c”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *