Komisioni i Etikës do të mblidhet nesër në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar të PS për marrjen e masave ndëshkimore ndaj deputetëve të PD, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi, mbi sjelljen e djeshme në Komisionin e Medias me Flutura Açkën.

Gazetari Ergys Gjençaj, ka raportuar për News24 se kërkesa e deputetëve socialistë nuk përfshin masë ndëshkimore vetëm për rastin e djeshëm, por edhe për sjelljen e dy deputetëve në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar.

Referuar Rregullores së re të Kuvendit, masa ndëshkimore tashmë nga maksimumi 10 ditë përjashtim nga Parlamenti, ka kaluar në 60 ditë përjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *