Në Davos të Zvicrës është i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u takua me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien. Kryeministri Kurti në një postim në rrjetin social X, shkruan se zoti O’Brian ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe e ka përgëzuar edhe për përmbajtjen përballë sulmeve e provokimeve. “SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, vazhdon shkrimi në X i kryeministrit të Kosovës. Ndërkohë, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takimin mes tyre u theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Biseda u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *