Sot me kamerën tonë dolëm në qytet për të parë sesi po zbatohet marrja e masave nga Policia Rrugore për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Por asnjë polic nuk ndodhej në kryqëzimet kryesore të qytetit, pamë këmbësorë që vazhdojnë të shkelin rregullat duke u bërë rrezik të mundshëm për aksidente.

Qytetarët na thonë se fajin kryesor e kanë ata, pasi nuk kanë akoma kulturën e respektimin të rregullave të qarkullimit

Jo gjithmonë është e lehtë të kalosh tek vijat e bardha, sidomos për personat invalidë, shprehen qytetarët,  pasi shoferë të papërgjegjshën e parkojnë automjetin tek vijat e bardha duke bllokuar ecjen dhe pragjet që janë ndërtuar për invalidët që përdorin karroca për të lëvizur nuk i ndihmojnë ata.

Pyetjes sonë se çfarë mendojnë për aplikimin e gjobave ndaj këmbësorëve nga Policia Rrugore të gjithë ishin dakord, pasi sipas tyre është mënyra më e mirë e ndërgjegjësimit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”dorIJA5sdgU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *