Përkujtohet sot në Kosovë 25-vjetori i masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari I Parlamentit Glauk Konjufca dhe ish-ambasadori Ëilliam Ëalker bënë homazhe në varreza. Presidentja Osmani bëri sërish thirrje për drejtësi ndërsa u shpreh se shqiptarët u masakruan në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Kryeministri Albin Kurti falënderoi ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker, i cili sipas tij i tregoi botës se masakra e Reçakut ishte një krim kundër njerëzimit. Kurti u shpreh se e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve prandaj edhe në ditët e sotme ambasadori Ëilliam Ëalker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serb.  Kryeparlamentari Glauk Konjufca e cilësoi Masakrën e Reçakut si një ndër aktet më mizore të regjimit serb, njëri ndër aktet më mizore po ashtu për botën demokratike e cila shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore që solli edhe bombardimet e NATO-s që i hapën rrugë çlirimit të plotë të Kosovës. Kurti ka përkujtuar edhe 11 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë rënë në betejë duke mbrojtur trupat e masakruar në këtë fshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds