Sot u zhvillua mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak në sallën e Këshillit Bashkiak. Ky takim u zhvillua për të diskutuar dhe miratuar pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e prekura nga zjarri në qendrën tregtare “Metropol”. Kujtojmë se zjarri që ra ditën e Krishtlindjes në qendren tregtare la të pastrehë familjet që banononin në katet sipër kësaj qendre dhe u shkaktoi dëme të mëdha materiale bizneseve qe punonin aty si dhe humbjen e shumë vendeve të punës.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se mbulimi i qirasë së banesës do të jetë për 3 muaj, pasi apartamentet nuk janë dëmtuar, por familjet nuk mund të hyjnë në banesat e tyre po pritet ekspertiza nga Instituti I Ndërtimit për qendrueshmërinë e pallateve.
Fjala e Kryetari të grupit të opozitës Klement Çela që tha se kjo është një grimcë që po u afrohet, sepse dëmi që ndodhi ishte kolosal jo vetëm për banorët, por edhe për bizneset shkaktoi debate. Zoti Çela falenderoi edhe zjarrfikësit e Lushnjës që rrezikuan jetën për të shpëtuar qytetarët edhe pse nuk ishin pajisur me mjetet e duhura.
Projektvendimi u miratua me shumicë votash.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”zZSpjOwt1uc”]
