Emocione, rivalitet sportiv dhe dëshirë për fitore. Finalet e volejbollit për shkollat 9 vjeçare, në kategoritë e vajzave dhe djemve kanë mbledhur në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Foto Puka” nxënësit që garuan për trofeun e kampionit.

Në finalen e vajzave u përballën shkolla “Kongresi i Lushnjës” dhe ekipi i Krutjes. Të dyja skuadrat synonin fitoren, por në fund ishin vajzat e Krutjes ato që arritën të triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0 duke siguruar vendin e parë.

Një tjetër përballje interesante u zhvillua në kategorinë e djemve, ku në finale u ndeshën shkolla “Foto Puka” dhe SHMB Kolonjë. Djemtë e “Foto Pukës” treguan epërsi në lojë dhe arritën të fitonin me rezultatin 2-0 duke u shpallur kampionë.

Përtej rezultateve këto finale ishin një mundësi për nxënësit që të demonstronin aftësitë e tyre sportive, punën në grup dhe shpirtin e garës. Aktivitetet e tilla synojnë të nxisin më shumë përfshirjen e fëmijëve në sport, të promovojnë një jetë aktive dhe të zbulojnë talente të reja në mjediset shkollore.

Policia bashkiake ishte e pranishme gjatë zhvillimit të aktivitetit për të garantuar sigurinë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *