Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka reaguar pas takimit me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke vënë në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Në reagimin e tij, Wendt theksoi mbështetjen e Ambasadës Amerikane përmes trajnimeve të administruara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, me fokus përdorimin e provave digjitale në hetime.

Sipas ambasadorit, bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë synon goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare, si dhe krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës për bizneset amerikane.

Wendt nënvizoi se puna e përbashkët sjell përfitime të ndërsjella për të dy vendet, duke forcuar partneritetin në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Reagimi i Ambasadorit Eric Wendt:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë krenohet që ofron trajnim të administruar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA për përdorimin e provave digjitale në hetime, me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Përmes punës së përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po luftojnë organizatat kriminale ndërkombëtare dhe po punojnë për të krijuar kushte të barabarta konkurrimi për bizneset amerikane, duke nxitur njëkohësisht përfitimet e ndërsjella.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds