Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës.
Sipas burimeve ai ishte shpallur i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa Apeli e dënon me 28 vite burg.
Ndërkohë për Leonard Dukën u la në fuqi dënimi me 30 vite burg. SPAK e kundërshtoi pafajësinë që GJKKO i dha Erlis Dukës.
Më herët, për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 130 vite burgim në total edhe pesë të akuzuar të tjerë, mes tyre Leonard Duka, i konsideruar si shefi i klanit Duka, që mori 30 vjet heqje lirie, ndërsa vëllai i tij mori pafajësi. SPAK i konsideron dy vëllezërit si organizatorë të krimit.
Ndërsa të dyshuarit si anëtarë, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u dënuan me nga 25 vite burgosje. Të gjithë ata konsiderohen nga prokuroria anëtarë të grupit kriminal rival me grupin e Ervis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.




