Çmimi tavan i naftës zbret në 204 lekë për litër në pikat e karburantit, sipas vendimit të Bordit të Transparencës të 18 nëntorit.

Çmimi maksimal i benzinës me pakicë është caktuar në 163 lekë për litër, ndërsa ai i gazit për automjete në 71 lekë për litër.

Në tregtinë me shumicë, çmimi i naftës nuk mund të kalojë 192 lekë për litër, ai i benzinës 151 lekë për litër dhe ai i gazit për automjete 59 lekë për litër.

Për aktivitetin e peshkimit, Bordi caktoi çmimin e naftës në 109 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 18 nëntor, në orën 13:30, dhe mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds