SPAK dërgoi për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët. Për çështjen janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kërkesa për gjykim është depozituar në gjykatë nga prokurori Dritan Prençi.

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho ka shpjeguar edhe çështjen e imunitetit. Braho ka thënë se SPAK kishte detyrimin që ta zbatonte vendimin e Kuvendit.

“Pavarësisht se vendimi i Kuvendit ishte i padrejtës, SPAK thelloi hetimet dhe shtoi 3 akuza të reja ndaj Ballukut. Kjo dëshmon pavarësinë e këtij institucioni. Detyra është të zbardhë çështjen dhe të gjejë prova”, tha ai, duke shtuar: “Mundësia e një kërkese të re nga Prokuroria për arrestimin e Ballukut, zgjerimi i hetimit nuk përbën rrethanë të re”.

Mbi mundësinë e paraqitjes së një kërkese të re për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se bëhet fjalë për tri akte procedurale.

Ai theksoi se, sipas raportit të shumicës së deputetëve të mazhorancës, të depozituar në Kuvend, zgjerimi i hetimit penal nuk përbën në vetvete një fakt apo rrethanë të re që justifikon caktimin e masës së arrestit.

Si rrjedhojë, zgjerimi i hetimit nuk konsiderohet rrethanë e re në këtë kuptim.

“Mbi mundësinë për një kërkesë të re për leje për arrestimin e Ballukut, Braho thotë se në raportin e shumicës, në këtë kuptim, zgjerimi i hetimit nuk përbën në vetvete një rrethanë të re. Mundësia e Prokurorisë për një kërkesë të re për Ballukun, janë tri akte procedurale. Në raportin e deputetëve të mazhorancës, të dërguar në Kuvend, shprehet se zgjerimi i hetimit penal nuk përbën fakt të ri apo rrethanë të re që justifikon arrestin. Zgjerimi i hetimit nuk konsiderohet rrethanë e re”, tha Braho.

Duke cituar raportin, Braho është shprehur: “aty theksohet se rreziku për prishjen e provave nuk përbën fakt për të hequr imunitetin, përtej pretendimeve të dhëna nga SPAK, të dhëna në atë kohë. Prokuroria nuk ka gjetur të dhëna të reja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds