Vijojnë gjobat ndaj studentëve dhe protestuesve që dalin në rrugë kundër qeverisë. Policia po zbaton urdhrat e përcaktuar në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria Rama, duke vendosur masa administrative ndaj pjesëmarrësve në protesta.
Gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Policia ka vendosur 23 gjoba për qytetarët që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj 23 personave janë plotësuar procesverbalet përkatëse, me argumentin se nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës.
Secili prej tyre është ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 000 lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
