Plazhi i Divjakës frekuentohet çdo vit nga pushues vendas edhe të huaj. Deti, pylli,rëra kurative, klima e saj dhe bukuria e veçantia e lagunës së Karavastasë e bëjnë një nga vendet e preferuara të tyre për të kaluar pushimet verore.

Gjithashtu hapsirat publike dhe pastërtia që ofron këtë sezon vlerësohen nga pushuesit që vazhdojnë të rikthehen çdo vit.

Bashkia e Divjakës ka bërë një punë shumë të mirë për mirëmbajtjen e zonës së plazhit siç e shikoni edhe vetë thotë Agim Gjyshja përgjegjës i zyrës së mjedisit pranë kësaj bashkie.

Mushkonjat jane problemi të cilit akoma nuk i kemi dhënë zgjidhje për mungesë fondesh vazhdon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *