Një aksident masiv me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e së martës në një autostradë në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir për shkak të mjegullës së dendur.

Bilanci paraprak është tragjik: të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, e cila citon guvernatorin e Jambolit, Georgi Chalakov, përplasjet ndodhën në të dyja drejtimet e lëvizjes, duke shkaktuar një kaos të madh në rrugë.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore, të cilat nisën menjëherë operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe transportimin e të plagosurve në spitale.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmasat e katastrofës, me makina dhe kamionë të shkatërruar, automjete të përmbysura dhe të tjera të dala jashtë rruge.

Sipas autoriteteve, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds