Operatorët e transportit qytetas kërkojnë uljen e TVSH-së në 6%, përjashtimin nga taksa e re e qarkullimit dhe rishikimin e tarifave të biletave. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron se rritja e kostove dhe detyrimeve fiskale mund të rrezikojë shërbimin dhe të sjellë pasoja për qytetarët.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon uljen e TVSH-së në 6% dhe përjashtimin e autobusëve nga taksa e re vjetore e qarkullimit. Operatorët paralajmërojnë se rritja e kostove dhe detyrimet fiskale po rrezikojnë qëndrueshmërinë e transportit publik, me pasoja të mundshme edhe për qytetarët.

Në një kërkesë drejtuar Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Shoqata ka propozuar një paketë lehtësish në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027.

Nis faza e dytë e reformës territoriale, opozita bojkoton! Mazniku: Do të rishikohen kompetencat, financat dhe funksionimi i 46 bashkive
Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21%, duke kërkuar që transporti publik të përfshihet në kategorinë e shërbimeve me normë të reduktuar prej 6%.

Sipas tyre, autobusi është një shërbim i domosdoshëm për qindra mijëra qytetarë, veçanërisht studentët, pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

Një tjetër kërkesë lidhet me çmimin e biletave dhe aboneve. Shoqata propozon liberalizimin e tarifave ose vendosjen e një mekanizmi të detyrueshëm për rishikimin dhe kompensimin e tyre, sa herë që rriten kostot e karburantit, pagave, sigurimeve dhe mirëmbajtjes.

Operatorët kërkojnë gjithashtu përjashtimin e autobusëve të licencuar nga taksa e re vjetore e qarkullimit, si dhe heqjen e akcizës për karburantin e përdorur në transportin publik ose krijimin e një skeme rimbursimi.

Në paketën e propozimeve përfshihen edhe lehtësi fiskale për gazin natyror dhe energjinë elektrike, me synimin për të nxitur modernizimin e flotës dhe përdorimin e autobusëve më pak ndotës.

Shoqata i kërkon Kuvendit dhe Ministrisë së Financave të analizojnë ndikimin e Paketës Fiskale 2027 në këtë sektor dhe të organizojnë një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e transportit qytetas.

Sipas operatorëve, kërkesat nuk synojnë shmangien e detyrimeve fiskale, por garantimin e funksionimit të shërbimit. Ata paralajmërojnë se, pa masa lehtësuese, rritja e shpenzimeve mund të ndikojë në cilësinë dhe përballueshmërinë e transportit publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds