Policia greke ka identifikuar shtetasin shqiptar të plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjec, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri. Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë në total.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, policia greke ka arritur të vendosë në pranga 2 shtetas, konkretisht dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi 16 vjec dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjec. Ata mësohet se ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen e për këtë janë arrestuar për “mosbindje ndaj urdhërit të policisë”. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kush ka qenë autori i tentativës së vrasjes.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë qëlluar dy herë ndaj 38-vjecarit Cato, pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinë. Pasi është goditur me një plumb, Cato ka arritur të shkojë drejt mjetit të tij, i cili ndodhej parkuar rreth 150 metra më larg, ku dhe u gjet nga policia. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds