Për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër klasës politike shqiptare, protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa në mesazhet e tyre kërkojnë revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend.

Ata po marshojnë drejt Ekonomikut, ku do të bëjnë dhe thirrjet e tyre që studentët t’i bashkohen në protestë.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre.

Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds