Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 mijë lekë të reja 36 protestues, që ishin pjesëmarrës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, protestuesit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të punonjësve të policisë, të cilët përmes megafonit u kanë kërkuar lirimin e rrugës.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
