Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka marrë jetën e 69 personave, duke e zhytur Spanjën në zi.

Një pasagjer që po udhëtonte me trenin me shpejtësi të lartë tregoi se ndjeu një përplasje të tmerrshme.

Salvador Aretha, 62-vjeç, thotë se fakti që ishte ulur me shpinë nga treni e shpëtoi nga hedhja përpara, si pasagjerët e tjerë.

“Isha shumë afër derës, por pasagjerët e tjerë po thyenin xhamat për të dalë jashtë”, i tha ai Reuters.
62-vjeçari përshkruan imazhe shkatërrimi, me sedilje të shqyera në të gjithë vagonin ku ndodhej, pranë pjesës së pasme të trenit me shpejtësi të lartë Renfe.

“Disa njerëz praktikisht nuk mund të lëviznin sepse ishin të bllokuar midis sediljeve”, shtoi 62-vjeçari.
Ministri i transportit i Spanjës tha se aksidenti vdekjeprurës hekurudhor ndodhi kur një tren me shpejtësi të lartë Renfe u lejua të vazhdonte udhëtimin e tij pavarësisht një semafori të kuq aktiv për shkak të një treni të ndaluar në shinat përpara, në shkelje të protokollit të sigurisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds