Biletat e avionit në Europë mund të shtrenjtohen deri në 20% gjatë vitit 2027, për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit dhe tensioneve në Lindjen e Mesme. Paralajmërimi vjen nga drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, i cili parashikon një nga periudhat më të vështira për industrinë e aviacionit.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, O’Leary theksoi se rritja e kostove të karburantit, pasiguria gjeopolitike dhe reduktimi i kapaciteteve në treg po ushtrojnë presion mbi kompanitë ajrore.

Efektet kanë nisur të ndihen edhe te operatorët e mëdhenj. Kompania EasyJet ka raportuar një rritje prej 105 milionë paundësh në kostot vjetore të karburantit, ndërsa ka reduktuar ofertën për sezonin dimëror me rreth 700 mijë vende.

Ndërkohë, kriza ka detyruar Europën të kërkojë furnizime me karburant për avionë nga tregje më të largëta, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë dhe Nigerinë, për të kompensuar mungesat nga Gjiri Persik.

Sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, ndërprerjet e furnizimit kanë ulur ofertën globale të naftës bruto me rreth 10 milionë fuçi në ditë, duke shtuar presionin mbi çmimet.

Nëse situata vijon, udhëtarët mund të përballen me bileta më të shtrenjta dhe më pak alternativa fluturimi gjatë vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds