Vijon me tensione dita e shtatë e protestës, ku ditën e sotme protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit.

Në fillim ata gjuajtën me gurë në drejtim të fasadës së institucionit në fjalë dhe më pas arritën që të hapnin derën e hekurt dhe të hynin brenda.

Në momentin që protestuesit hynë brenda në Gjykatën e Apelit ka patur edhe punonjës.

Te Gjykata e Apelit ishte prezente dhe policia.

Gjatë sulmit, policia ndërhyri menjëherë për t’i larguar protestuesit dhe ata nisën të tërhiqeshin. Gjatë këtij sulmi, policia bëri disa shoqërime si dhe pati një efektiv të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds