Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Pas ngjarjes është arrestuar autori i dyshuar. Ndërkohë, dy viktimat dyshohet se janë vëllezër.
Rrethanat dhe shkaqet e konfliktit që çoi në këtë ngjarje të rëndë mbeten ende për t’u sqaruar.
