Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Elbasan, ku një 15-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një efektiv policie dhe një person civil. Siç shihet edhe nga pamjet, civili është i armatosr dhe mban në bel një pistoletë, ndërsa tërheq zvarrë një të mitur.
I mituri dëgjohet duke kërkuar ndihmë gjatë momentit të ndërhyrjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës në Elbasan ku qindra studentë dhe gjimnazistë bojkotuan orët mësimore dhe dolën në protestë.
