Protestuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë shkulur kangjellat dhe i kanë shpërndarë ato në mes të rrugës së Durrësit.

Gjatë protestës, ata kanë shkulur gjithashtu tabelat e qarkullimit rrugor, të cilat po tentojnë t’i vendosin në derën e ministrisë.

Ndërkohë, në zonë dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Erdhën studentët!”, ndërsa protesta vijon përpara ambienteve të institucionit.

“Kërkesa kryesore është që të rishikohen politikat në Shqipëri, të shikohen parimet me të cilat qeveriset, të qeveriset me dinjitet, me moral dhe me idenë që ky vend mund të bëhet më mirë.

Kam qenë më e vogël. Mendoj që ka ardhur një pikë ku qytetarët dhe studentët po ndërgjegjësohen më shumë, duke mësuar më shumë mbi kulturën e politikës, për gjëra si populizmi. Mendoj që dalëngadalë do të arrihet ky ndërgjegjësim që thua ti”, u shpreh një prej studenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds