Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në kuadër të UEFA Nations League.

Shqipëria dhe Finlanda janë përballur shtatë herë në historinë e tyre, me skuadrën nordike që kryeson bilancin me katër fitore, kundrejt dy triumfeve të kuqezinjve, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.

Përballja e parë mes dy përfaqësueseve daton më 21 qershor 1972, në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës. Finlanda fitoi 1-0 në shtëpi, ndërsa Shqipëria mori fitoren e parë një vit më vonë, më 10 tetor 1973, duke triumfuar 1-0 me gol të Ramazan Rragamit. me penallti

Kuqezinjtë regjistruan fitoren e dytë ndaj Finlandës më 3 shtator 1980, me rezultatin 2-0 me gola të Sefedin Brahos dhe Millan Bacit.

Megjithatë, në përballjen e radhës, më 2 shtator 1981, Finlanda fitoi 2-1. Për Shqipërinë shënoi Muhedin Targaj me penallti.

Dy skuadrat u përballën sërish në eliminatoret e Botërorit 2002. Finlanda fitoi 2-1 më 2 shtator 2000, teksa për kuqezinjtë shënoi Edvin Murati, ndërsa një vit më vonë, më 1 shtator 2001, Finlanda triumfoi sërish, këtë herë me rezultatin 2-0 në transfertë.

Përballja e fundit mes Shqipërisë dhe Finlandës u zhvillua më 7 janar 2002, në kuadër të Four Team Tournament në Bahrein. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ku për kuqezinjtë shënoi Indrit Fortuzi.

Në total, bilanci është 4 fitore për Finlandën, 2 për Shqipërinë dhe 1 barazim, me golavarazhin 10-7 në favor të Finlandës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds