Këshilli Bashkiak i Lushnjës zhvilloi mbledhjen e radhës, ku miratoi fondin për familjet në nevojë, ndihmën financiare për familjet banesat e të cilave u dëmtuan nga zjarret, si dhe vendime të tjera.

Gjatë shqyrtimit të shpërblimit për sportistin Lorenc Hasko dhe trajnerin Amarildo Gjyla, këshilltarët e opozitës kërkuan edhe mbështetje financiare për sportistët që përfaqësojnë denjësisht Lushnjën me rezultatet e tyre.

Debate pati edhe për projektin “Smart Olive”, që parashikon instalimin e një rrjeti sensorësh inteligjentë për fermerët. Opozita e kundërshtoi duke argumentuar se fermerët kanë nevojë për investime konkrete.

Në fokus të diskutimeve ishte klubi i futbollit “Lushnja”. U propozua një fond prej 20 milionë lekësh për pagat e punonjësve për periudhën shtator-dhjetor dhe për fushën sportive.

Por fondi për klubin u përfshi në të njëjtën pikë me miratimin e investimit për shkollën 9-vjeçare “Liri Kazazi” gjë që solli debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds