“Kam përjetuar gjëra të tmerrshme. Kam nevojë për psikolog.” Kjo është thirrja e dëshpëruar e 34-vjeçares Merita Gërmaj, nga fshati Suk i Roskovecit. Sipas familjarëve, dhuna sistematike e 52-vjeçarit Bledar Bakaj është kthyer në makthin më të madh për të renë.

Nga Spitali i Fierit, babai i saj, 67-vjeçari Enver Gërmaj, rrëfen ngjarjen e rëndë të ndodhur një natë më parë në banesën e tij. Sipas tij, 52-vjeçari është futur nga porta dhe e ka goditur me drapër në këmbë, pasi ai tentoi të mbronte vajzën.

Enver Gërmaj tregon se e kishte njohur Bakajn përmes motrës së tij e cila banon në të njëjtin fshat. Sipas tij, ai i kishte premtuar se do ta ndihmonte vajzën për një vend pune duke qẽne se ẽshtẽ dhe daja i deputetes Zegjine Caushi, si edhe për trajtim në spital, pasi ajo vuante nga anemia dhe alergjia.

Më 26 maj babë e bijë shkuan për vizitë në Spitalin e Fierit, por sipas babait 52-vjeçari e mori vajzën nga dera e pasme e spitalit dhe e çoi drejt Tiranës, ku gjatë rrugës ajo u përdhunua.

Për 45 ditë, thotë Enveri, vajza është mbajtur me forcë në banesën e 52-vjeçarit. Pas kthimit, ajo u ka treguar prindërve se ishte përdhunuar dhe mbajtur me forcë. Familja kërkoi urdhër mbrojtjeje, por kërcënimet vijuan.

Policia e Fierit ka arrestuar 52-vjeçarin menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme, pranë banesës së tij në fshatin Mbërs. Ndërsa hetimet vijojnë, familja e 34 vjeçares përballet me pasojat e rënda të ngjarjes. en ne spitalin e Fierit ne pritje te drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds