Ashtu si në mbarë vendin, edhe në Fier ka nisur viti i ri shkollor 2026–2027, me një rritje të numrit të nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe një ulje të numrit të nxënësve në klasat e 10-ta.

Sipas drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit në Fier, Elona Ruko, numri i nxënësve në klasat e para është 879, me një ndryshim të vogël nga viti 2025–2026, kur numëroheshin 865 nxënës. Ndërkohë, ka një ulje të numrit të nxënësve në klasat e 10-ta, ku nga 1171 që numëroheshin vjet, për këtë vit të ri mësimor janë regjistruar 1133.

Po sipas Rukos, problematikë madhore mbetet largimi i nxënësve nga zonat rurale drejt atyre urbane, çka do të sjellë edhe mbylljen e shkollave në të ardhmen.

Shkollat me klasa kolektive mbeten një tjetër sfidë në disa fshatra, ndërsa tre mësues të arsimit fillor kanë mbetur jashtë sistemit.

Ruko ka pohuar gjithashtu se ka pasur një interes të lartë edhe për programet e reja pas shkolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *