Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, parandalon, konstaton dhe godet rastet e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Fier, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”xRtMJCcpY-s”]
