Në orët e para të mëngjesit të djeshëm u dogj një mobileri në Krutje të Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00. Në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë. Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku më materialët që ishin brenda saj. Prania e lëndëve drusorë dhe kimikë bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djeg gjithçka. Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të këtë qënë shkëndijë elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilerisë të dëmtuar.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”KwPobeA9ouQ”]
