“Deklarata e Kishinaut, e miratuar sot nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, njeh legjitimitetin e kombeve për të zbatuar zgjidhje inovative në menaxhimin e flukseve të migracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vendet e treta, sipas modelit shqiptar të Italisë”, shkruan Giorgia Meloni në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kryeministrja italiane e cilësoi këtë miratim si një arritje të rëndësishme: “Ky është një rezultat fryt i një udhëtimi që Italia e realizoi me guxim dhe vendosmëri, së bashku me kryeministren daneze Frederiksen,” shkroi Meloni.

Ajo shtoi se ajo që një vit më parë ishte e diskutueshme, tani është bërë parim i përbashkët midis 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke theksuar se qasja italiane ndaj menaxhimit të rregullt të flukseve të migracionit është bërë model për të gjithë kontinentin.

“Qasja jonë, e ndjekur me seriozitet dhe qëndrueshmëri nga qeveria jonë, tani është bërë edhe qasja e Evropës,” përfundoi Meloni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *