Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi zjarrin që ‘përpiu’ pallatin e një kompleksi pranë QSUT-së, duke u shprehur se ‘ishte ngjarje e paralajmëruar’.

Ai tha se fasada u dogj sikur të ishte me kashtë dhe jo me beton, ndërsa shtoi se zjarrfikësi nuk futej dot në apartamente.

“Zjarri ishte i paralajmëruar. Fasada u dogj sikur të ishte me kashtë dhe jo e beton, sepse i tillë ishte materiali për të cilin kishte një ekspertizë dy vite më parë që është material i djegshëm dhe që ishte dërguar në prokurori“, u shpreh ai.

Ndër të tjera kreu i selisë blu tha se pallati është ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve urbanistike.

Raste analoge ekzistojnë sot në çdo bllok. Pallati në pajë nuk është me materiale të djegshme, por ka zënë sheshin e pallateve dhe në qoftë se aty bie zjarr në pallate, nuk ka ku futet zjarrfikësja. Pra, janë të gjitha këto shkelmime të kondicioneve urbanistike”, shtoi ai.

Pyetja për zjarrin te pallati pranë QSUT-së

Gazetarët: Z. Berisha, ka një shqetësim aktual shumë të rëndësishëm për të cilin opozita nuk po flet. Dy ditë më parë është përfshirë nga flakët një pallat i ri. Dhjetëra banorë kanë mbetur jashtë dhe dyshohet për cilësinë jashtëzakonisht të dobët të ndërtimeve. Dhe nuk preken vetëm ata dhjetëra banorë që jetojnë në atë pallat, por vihet në dyshim cilësia e dhjetëra ndërtimeve apo qindra ndërtimeve të tjera?

Sali Berisha: Absolutisht, keni shumë të drejtë. Është një çështje thelbësore. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj. Arlis Lena është kompania e tyre.

Armando Lilo që ia mbathi, dhe që Edi Rama u bë avokat i tij, shikoni se ç’bëjnë qeset e parave, ndërtuesi tha dje, mori përsipër ndërtimin, ndonëse u faktua brenda 12 orëve se nuk ishte faji i ndërtimit.

Fasada u dogj sikur të ishte me kashtë dhe jo e beton, sepse i tillë ishte materiali për të cilin kishte një ekspertizë dy vite më parë që është material i djegshëm dhe që ishte dërguar në prokurori.

Po këtu janë në unison së bashku se ai pallat është ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve urbanistike.

Ju e patë vetë, zjarrfikësi nuk futej dot, fat i madh që shpëtuan jetët e njerëzve, që edhe mund të humbisnin, por ai ishte zjarr i paralajmëruar.

Tani i them Ramës unë, avokatit të Armando Lilos, po në qoftë se Armando Lilo nuk kishte faj, atëherë pse ia mbathi? Pse iku nga drejtësia meqë ti e nxjerr të pafajshëm? Është Rama i fajshëm, është Erion Veliaj i fajshëm.

Janë këta që kanë shkatërruar me betonizimin e Tiranës.

Dhe jam plotësisht dakord me dy, absolutisht raste analoge ekzistojnë sot në çdo bllok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds