Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo, duke e dënuar me 4 vite burg për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar për Hriston u ul në 2 vite heqje lirie.

Sipas Prokuroria e Posaçme, hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës 2017–2019 në Bashkinë e Finiqit janë zhvilluar procedura të parregullta prokurimi, me vlerë rreth 77 milionë lekë. Organi i akuzës pretendon se tenderat janë manipuluar përmes dokumentacionit të falsifikuar, ndërsa fituesit ishin të paracaktuar.

Për të mbështetur akuzat, prokuroria paraqiti prova të shumta, përfshirë dëshmi, përgjime dhe dokumente zyrtare.

Hristo ka qenë gjithashtu kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2023, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë, për disa ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë, si Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin, çështja po shqyrtohet në Sarandë, pasi GJKKO ka shpallur moskompetencë për gjykimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds