Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Ai tha se prej kohësh opozita kërkon interpelancë me të, por ministrja nuk i është përgjigjur kërkesës.

“Edhe unë me ministren e Shëndetësisë, a është mirë ajo? Do pyetur nga shëndeti. Këto interpelancat tona nuk i keni futur në tenxhere për tu zierë, por a e di ajo që është ministre apo jo? Se nuk braktiset Kuvendi kështu. Po qe se nuk e dini ku është, ka emisione televizive ta kërkojnë në rrugët e Tiranës. Ilaçet nuk e dinte ajo që janë shtrenjtuar, por çfarë pune bën kjo? Për të marrë sot urgjencës, i bie 127 dhe merr Tiranës…Unë nuk doja ta provoja te njerëzit e shtëpisë, por it honi asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet shqiptare. A ka mundësi të rrijë 1 orë e 30 minuta një pacient se nuk ka kardiolog? A e dini që në Lushnje nuk ka pambuk, s’ka as dorashka…Kush mban përgjegjësi këtu? Të zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Përse duhet trajtohen njerëzit si në stallë derrash. Njoftojeni për rrogën të paktën që ka kaluar”, tha mes të tjerash ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *