Një 33-vjeçar i dënuar me 4 vite burgim ka rënë sërish në prangat e polcisë pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari banues në Divjakë ishte dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas tyre, nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Njoftimi:
“Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
-D. S, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.”, njofton policia.
