Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në arën anës rrugës. Personat që ndodheshin në automjet po udhëtonin në drejtim të Fierit.

 Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje. Sipas burimeve paraprake të policisë thuhet se mund të ketë qënë përgjumja e drejtuesit të mjetit që ka bërë të mundur daljen nga rruga.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”qkRKP1ygFHE”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *