Aksi rrugor nacional Fier – Patos 8 km i gjatë ka një zonë të errët e cila është kthyer  në makth për shoferët, pasi ndodhin shumë aksidente me pasojë plagosje të rënda por edhe me vdekje.

Pjesa rrugore sapo kalon “Kthesën e Mbyetit” dhe deri tek “Kthesa e Patosit” afërsisht 1.5 km e gjatë është pa ndiçim, pa sinjalistikë, rrugë e drejtë ku drejtues mjetesh abuzojnë e rrisin shpejtësinë duke u bërë protagonistë të disa aksidenteve rrugore me plagosje të rënda edhe me vdekje.

Drejtuesit e mjeteve thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme prej autoriteteve për ndriçim dhe  sinjalistikë.

Pjesa “Kthesa e Mbyetit” – “Kthesa e Patosit” nga qytetarët quhet ndryshe edhe rruga e vdekjes e kjo për shkak të aksidenteve të shumta me pasoja tragjike që kanë ndodhur.  Vetëm një javë më parë u përplasën  dy mjete dhe u plagosën  5 shtetas.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”cS9OG9ML1_8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *