Daphne Selfe, modelja britanike e njohur nga Guinness World Records si gruaja më e moshuar profesioniste në industrinë e modelimit, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.
Lajmin e konfirmoi vajza e saj, Rose Wordsworth. Selfe.
Pas disa viteve si modele e re, ajo u martua në mesin e viteve 1950 dhe fokusi kryesor i saj u bë rritja e fëmijëve. Në vitet 1960, kur modele si Twiggy dhe Jean Shrimpton ishin simbol i modës londineze, Daphne ndjeu se kishte dalë nga moda.
Megjithatë, ajo vazhdoi të punonte në reklama, përfshirë Kellogg’s Cornflakes dhe edhe si modele për skulptoren Barbara Hepworth.
Ajo u shfaq gjithashtu në role të vogla në filma, duke përfshirë disa nga filmat e James Bond.
Në vitin 1997, pak kohë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Daphne u ftua të rikthehej në modeling për markën britanike Red or Dead gjatë London Fashion Week.
Pjesëmarrja e saj u prit me ovacione të gjata.
Më vonë, në 1998, ajo u shfaq në një artikull të British Vogue mbi plakjen, fotografuar nga Nick Knight, dhe më pas u përfaqësua nga agjencia Models 1, e njohur për modele si Twiggy dhe Linda Evangelista.
