Shqiptari, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, Itali.
Ngjarja ndodhi pak para mesnatës pranë zonës Bivio di Olmo, afër një bari dhe restoranti.
Sipas mediave italiane, konflikti dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. Autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar, u arrestua pak më vonë nga policia.
Hetuesit dyshojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje romance, duke e konsideruar ngjarjen si pasojë e një grindjeje pasionante.
