Një zjarr ka përfshirë sot kodrat e fshatit Sherisht në Bashkinë e Vlorës.
Flakët janë përhapur shpejt, ndihmuar edhe nga era, dhe kanë prekur disa parcelë me ullinj të banorëve.
Zjarri po rrezikon të përhapet më tej në parcela të tjera me ullinj dhe në zona me pyje përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët, me qëllim që të parandalojnë dëme të mëtejshme në ullishtet dhe natyrën e zonës.
