Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë arrestuar shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes familjarëve, ku 71-vjeçari ka goditur me thikë 50-vjeçarin, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu një endacak i identifikuar si Qirjako Ferti, është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit me shenja të dukshme dhune. Të alarmuar kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë ambulancën e cila e ka transportuar drejt spitalit Rajonal Fier. Sipas të dhënave nga bluzat e bardha, 60-vjeçari i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka marrë ndihmën mjekësore edhe një javë më parë ku është paraqitur në urgjencë në gjendje të rënduar.

Ndërkohë policia po punon për të sqaruar rrethanat nëse i moshuari është dhunuar apo vetë-dhunohet në kushtet e depresionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds