28 autorë të kapur në flagrancë në parcela ose sera me kanabis, mijëra bimë të asgjësuara dhe  kontrolle në territor, janë bilanci i policisë së Fierit në luftën kundër kanabisit. Të dhënat u bënë publike në takimin e përvitshëm që thirret nga prefekti ne qëllim koordinimin e organeve ligjzbatuese dhe atyre vendore. Drejtori i policisë së Qarkut Skënder Hitaj duke e cilësuar kultivimin e bimëve narkotike si element që prek sigurinë bëri të ditura rezultatet:

Kutivimi i kanabisit nuk është thjesht nje shkelje e ligjit por  kërcënim serioz për rendin publik, për ekonominë e ndershme dhe për jetën e të rinjve tanë.

Çdo parcelë e mbjellë me drogë përfaqëson një rrezik për komunitetin, një burim fuqizimi për grupet kriminale dhe një pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në total, 28 autorë, nga të cilët 21 janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar dhe 7 janë ndjekur në gjendje të lirë.

Nga autorët, 22 prej tyre janë proceduar për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa 6 autorë janë proceduar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Në të gjitha rastet e evidentuara janë gjetur dhe asgjësuar 6 068 bimë narkotike dhe 3 237 fidanë (kubikë).

Në terren, në shkallë qarku, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për periudhën janar–dhjetor 2025, janë kryer 26 752 kontrolle. Nga këto: 16 061 sera, 740 magazina, 72 ish-objekte ushtarake, 210 stane/stalla, 849 banesa të braktisura dhe 8 820 ambiente të hapura.

Nga krahasimi i kontrolleve të bëra për dy vitet e fundit, rezulton se në vitin 2025 janë kryer 1 084 kontrolle më shumë.

Zonat me rrisk sipas të dhënave të policisë së Fierit janë shtuar krahasuar ne vitet e kaluara. Kështu përvec brigjeve të lumenjve, e zonave te pyllëzuara, që shfrytëzohen për kultivim kanabisi, së fundmi po përdoren edhe  objektet e ish reparteve ushtarake si bunkerët apo tunelet.

Kontrollet në territor janë zgjeruar duke shfrytëzuar metoda speciale si dronët dhe kamerat termike. Ne dy muajt e parë të vitit 2026 kkntrollet kanë nisur në zonat me risk, si fshatrat Dermenas, zonën anës lumit Seman, Gorishovë, Varibop, zonën anës lumit Vjosë në Fier, fshatrat Rruzhdije, Grizë, Kurjan në Roskovec dhe zonat Drenovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds