Oficerët grekë të FBI-së kryen një bastisje të re në qelitë ku mbahen kriminelë të rrezikshëm në burgun e Domokos.

Autoritetet kryen kontrolle të hollësishme, duke këqyrur qelitë ku mbahet edhe shqiptari Alket Rizai, i cili ishte “i pranishëm” në vrasjen e Antonis Papadatos nga vrasësi bullgar i Yannis Makris në Voula.

Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në qelinë e një tjetër shqiptari, një trafikant i njohur i kokainës.

Oficerët e FBI-së gjetën telefona celularë, karikues dhe thika të improvizuara, të cilat i konfiskuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds