Një aksident me pasojë plagosjen e një 65 vjeçari që udhëtonte me motoçikletë ka ndodhur rreth orës 11.30 minuta në aksin nacional Pushimi i Shoferit- Divjakë. 66 vjeçari udhëtonte me motoçikletë në drejtim të Divjakës ndërsa në dalje të fshatit Gur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Ambulanca e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës me lëndime të shumta, ndërsa policia e rendit në Divjakë ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me njësinë e qarkullimit rrugor dhe grupin e punës për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave të para dyshohet se 65 vjeçari banor i fshatit Kryekuq ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një pjesë të drejtë rruge, por ka qenë e pamundur që ai të fliste se çfarë i ka ndodhur, pasi ka qenë në gjendje të rëndë. Nga spitali i Lushnjës konfirmohet se ka fraktura të shumta në gjymtyrë dhe kokë, ndërsa nuk dihet nëse kaskën mbrojtëse e kishte të vendosur apo jo gjatë momentit të aksidentit.
Segmenti rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë është një aks shumë i frekuentuar nga motoçikleta dhe në të shkuarën ka pasur aksidente të rënda deri dhe humbje jete.
