Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona nga në fshatin “Ura e Shtrenjtë” pas një aksioni të ushtruara në një banesë ku u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh. Uniformat blu bëjnë me dije se gtjithsej u sekuestruan 11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator, 25.2 kg kanabis dhe 2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë Sami Meaj dhe Selim Myrtja, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi dyshohet se janë posedues të sendeve dhe materialeve të sekuestruara dhe bashkëpunëtorë të R. M. Policia gjithashtu ka publikuar dhe pamjet e operacionit të filmuara më dron nga ku shihet momenti kur policia hyn në banesë dhe gjen të fshehura armët dhe lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Shkodër/ Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”. Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja. 

Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds