Policia ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në Rrapëz, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet me vete një dorezë metalike(përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Pishporo, pasi ka goditur dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh në të shtetasit V. D., 61 vjeç, banues në Pishporo, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë dhe I. Th., 56 vjeç, banues në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”LYRuHangr4I”]
