Opozita do të mbajë protestën e tretë qytetare në orën 18:00, para Kryeministrisë. Sekretari Politik i PD-së dega Lushnjë Klement Çela në një deklaratë për mediat u shpreh se pjesëmarrja do të jetë si asnjëherë më parë e anëtarëve dhe  simpatizantëve lushnjarë në këtë protestë që organizohet në datën historike të 20 shkurtit, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Sipas tij kjo revoltë do të jetë ndryshe, pasi simbolike e kësaj date është rrëzimi i diktaturave. 

Ndërkohë Policia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se nuk e ka lejuar zyrtarisht zhvillimin e tubimit për shkak të riskut të dhunës, pas protestave të mëparshme ku pati persona të maskuar që hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por forcat e rendit do të jenë të pranishme për të garantuar sigurinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds