Procedohen penalisht në Lushnjë motër dhe vëlla se kërcënuan një avokat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. N., 36 vjeçe dhe N. B., 29 vjeç (motër e vëlla), banues në fshatin Çermë e Sipërme, Lushnjë, pasi kanë kanosur për shkak të detyrës, shtetasin K. I., avokat“, thuhet në njoftimin e policisë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. R., 51 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Th., 38 vjeç, banues në Fier, pasi ka dëmtuar një automjet që e kishte marrë me qira dhe nuk ka shlyer detyrimet për dëmin e shkaktuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një farmaci;
-Xh. H., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar vjehrra e tij, se ai nuk liron një ambient që i kishte marrë qira asaj, edhe pse ka përfunduar kontrata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds