Rruga “Shëtitorja e Palmave” është përfshirë sot nga një aksion i punonjësve të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike për përmirësimin e sinjalistikës rrugore, pastrimin dhe larjen e asfaltit me makineri, krasitjen e pemëve, kositjen e barit, vendosjen e koshave të vegjël të mbeturinave dhe lyerjen e vijave të bardha.
Bashkia Lushnjë njoftoi para dy ditësh në rrjetet sociale se sot do të kryheshin këto punime prandaj kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos parkonin në anën e djathtë të rrugës sa të mbaronte procesi i punimeve.
Gjithashtu njoftimet u vendosën edhe në disa pemë përgjatë kësaj rruge me qëllim që qytetarët të njoftoheshin dhe të merrnin masa, por ka pasur qytetarë të cilët nuk i lëvizën mjetet e parkuara duke vështirësuar punën e punonjësve të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike.
Kjo gjë kërkoi bashkëpunim me policinë bashkiake, e cila ndihmoi për të lëvizur mjetet anës këtij segmeti rrugor, por njëkohësisht edhe mos krijimin e problemeve në qarkullimin e mjeteve të tjera!
Ky proces do të vazhdojë javën e ardhshme në anën e majtë të rrugës “Shëtitorja e Palmave” për një qytet të pastër për qytetarët.
