Një ditë pas festimeve dhe ceremonive zyrtare për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto që mbart një mesazh të veçantë.

Në të shfaqen tre të rinj që mbajnë krahëve flamurin e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së me një simbolikë kombëtare shqiptare, ndërsa përballë tyre shtrihet panorama një qyteti në Kosovë.

Postimi i Kryeministrit Rama përcjellë mesazhin e unitetit kombëtar dhe identitetit të shqiptarëve, njëherësh edhe lidhjet historike, kulturore dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve forcohet çdo ditë e më shumë.

Ditën e djeshme, Kryeministri Rama uroi përmes një telefonate ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova festoi dje 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti i Kosovës u shpall i pavarur më 17 shkurt 2008. Ky ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm për popullin e Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds